Loading…

La La Land, me 14 nominime në Oscars

  • 24/01/2017 | 15:12

La La Land, me 14 nominime në Oscars

La La Land është normuniar në 14 kategori në Oscars.

Tashmë veç janë duke u bërë nominimet e Akademisë Oscars, ku La La Land, është nominuar 14 herë.

Në kategorinë pamja më e mirë janë nominuar filmat La La Land, Moonlight, Manchester by the Sea, Arrival, Lion, Hacksaw Ridge, Hidden Figures, Fences, Hell or High Water, shkruan gazetametro.net.

Në aktoren më të mirë në rolin kryesor janë aktoret Emma Stone për rolin e saj në filmin La La Land, Natalie Portman në filmin Jackie, Amy Adams për rolin në Arrival, Meryl Streep për rolin në filmin Florence Foster Jenkins dhe Isabelle Huppert në filmin Elle.

Kurse aktori më i mirë në rolin kryesorë është dominuar Casey Affleck filmin Manchester by the Sea, Denzel Washington në filmin Fences, Ryan Gosling në La La Land, Viggo Mortensen në Captain Fantastic, Andrew Garfield në Hacksaw Ridge dhe Tom Hanks në Sully.

Për rolin mbështetës janë nominuar aktoret Viola Davis në filmin Fences, Naomie Harrisnw Moonlight, Nicole Kidman në Lion, Octavia Spencer për rolin në filmin Hidden Figures, Michelle Williams në Manchester By The Sea. Kurse aktorët më të mirë në rolin mbështetës janë nominuar aktorët Jeff Bridges në Hell or High Water, Mahershala Ali në Moonlight, Dev Patel në Lion dhe Michael Shannon në Nocturnal Animals, shkruan BBC, transmeton gazetametro.net

Në kategorinë për kinamtografinë më të mirë janë filmat: Arrival, La La Land, Lion, Moonlight, Silence. Në kategorinë Sound editing janë dominuar filmat Arival, Deepwater Horizon, Hacksaw Ridge, La La Land, dhe Sully, gjersa për sound mixin përsëri filmat Arrival, Hacksaw Ridge, La La Land si dhe filmat Rouge One:A Star War Story dhe 13 Hours: The Secret Soldiers of Bengazi.

Cermonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 26 shkurt në Teatrin Dolby Theatre në Hollywood të Los Angeles. Ky do të jetë edicionin i 89-të i Academy Award, nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ku do të bëhet zgjedhja e filmave më të mirë për vitin 2016, gjersa moderator do të jetë Jimmy Kimmel./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë