Loading…

Kylie Jenner tregon dekorimin e Krishtlindjeve të punuar me dorë prej 1 mijë dollarësh

  • 27/11/2021 | 10:04

Kylie Jenner tregon dekorimin e Krishtlindjeve të punuar me dorë prej 1 mijë dollarësh

Ajo bëri një postim të rrallë teksa ka qenë e heshtur në rrjetet sociale pas tragjedisë që la 10 të vdekur nga festivali Astroworld i Travis Scott në Hjuston në fillim të këtij muaji.


24-vjeçarja ndau një video të shkurtër në Instagram Story të një dekorimi të Krishtlindjeve me vlerë mbi 1000 dollarë, transmeton lajmi.net.

Ajo ndau një klip për 284 milionë ndjekësit e saj të një piramide të historisë së Krishtlindjeve prej druri me 3 nivele, e cila ishte punuar me dorë nga kompania familjare Muller.

Pa dyshim që nuk është një copë e lehtë për t’u marrë në SHBA pasi do të kushtonte të paktën 1000 dollarë për të marrë një të tillë direkt nga Gjermania.

Piramidat e Krishtlindjeve – të cilat në Gjermani quhen Weihnachtspyramide – janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht.

Ato përbëhen nga një kornizë e jashtme piramidale e dekoruar me mbajtës qirinjsh dhe një karusel qendror, i cili shpesh ka skena të lindjes së Krishtit dhe figura të tjera të Krishtlindjeve, duke përfshirë burrë dëbore, skiatorë, dijetarë dhe shtëpi.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Jenner u kthye në rrjetet sociale për të uruar Hailey Bieber për ditëlindjen të hënën pasdite.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë