Loading…

Kylie Jenner godet me deklaratën: Dua gjoksin edhe më të madh

  • 30/08/2026 | 08:53

Kylie Jenner godet me deklaratën: Dua gjoksin edhe më të madh

Kylie Jenner ka folur sërish hapur për ndërhyrjet estetike, duke zbuluar se po mendon të zmadhojë edhe më shumë gjoksin. 28-vjeçarja e bëri këtë deklaratë në podcastin “Better Half with Stas & Vic”, të drejtuar nga mikeshat e saj Anastasia “Stassie” Karanikolaou dhe Victoria Villarroel.


Edhe pse aktualisht ka implante 445 cc, Kylie pranoi se dëshiron një përmasë më të madhe. Ajo e shprehu dëshirën me humor, duke thënë se do që gjoksi të jetë aq i dukshëm sa të tërheqë vëmendjen para se ajo të hyjë në një dhomë.

Stassie zbuloi se dëshira e Kylie-t për një gjoks më të madh nuk është diçka e re, duke e përshkruar me shaka si një “fiksim me gjoksin e madh”. Kylie, pa e fshehur aspak këtë preferencë, e pranoi se është diçka që e pëlqen.

E pyetur nëse planifikon të kryejë një tjetër ndërhyrje para se të mbushë 30 vjeç, Kylie la të kuptohet se kjo mund të mos ndodhë. Rreth një vit më parë, ajo kishte ndarë publikisht detaje të ndërhyrjes së saj, duke treguar se kishte zgjedhur implante silikoni 445 cc, me profil “moderate”, të vendosura pjesërisht nën muskul, ndërsa kishte bërë publik edhe emrin e kirurgut të saj, Garth Fisher.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë