Çështja e Kylian Mbappes nëse do të qëndroj në PSG ose do të transferohet në Real Madrid tashmë është bërë tema kryesore ditët e fundit. Sipas raportimit të fundit nga gazetari italian, Gianluca Di Marzio ai është afër të rinovoj kontratën me PSG, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Twitter gazetari i famshëm sportiv, Gianluca Di Marzio ka thënë se francezi është afër të nënshkruaj marrëveshje të re me PSG’në dhe të qëndroj në Paris.
#Mbappe is now close to stay in @PSG_inside and renew his contract @SkySport @SkySports @SkySportsNews
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) May 20, 2022
Megjithatë, ditën e djeshme ishte raportuar në mediat e ndryshme botërore se 23-vjeçari do të merr vendimin final për të ardhmen e tij ditën e diel.
Mbappe është lidhur shumë për një kalim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’, ku edhe para disa javësh ishte spekuluar se ai ka arritur marrëveshje personale me ‘Los Blancos’.
Këtë sezon reprezentuesi francez ka qenë në formën më të mirë të mundshme pasi që nga 45 ndeshje ka realizuar 36 gola dhe ka regjistruar 26 asistime, statistika të jashtëzakonshme për një futbollist. /gazetametro.net