Prodhuesi anglez i veturave, Range Rover, ka lansuar edhe modelin më të ri të veturës të quajtur Velar.
Ky model është dizajnuar për të ‘mbushur hapësirën’ në mes të modeleve Range Rover Evoque, i cili është më i vogël në madhësi, dhe atij Sport, që është një nga modelet SUV më të mëdha të Range Rover.
Blerësit do të kenë mundësi të zgjedhin mes tre modeleve të motorëve për Velarin, duke përfshirë motorin 3-litërsh me 380 kuajfuqi.
Çmimet për këtë makinë luksoze do të sillen nga 54 mijë euro e deri në 85 mijë euro. /gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=NGxVXrnyoPg