Loading…

Ky shqiptar mund të bëhet kryeprokuror i Maqedonisë

  • 22/06/2017 | 22:40

Ky shqiptar mund të bëhet kryeprokuror i Maqedonisë

Pasi që kryeministri Zoran Zaev u bëri apel gjithë universiteteve në Republikën e Maqedonisë që të propozojnë ndonjë kandidat të cilin ata mendojnë se është më i miri për kryeprokuror të shtetit, edhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ka marrë vendim që të propozon një kandidat për kryeprokuror.


Senati i këtij Universiteti mbështetje të plotë i ka dhënë kandidaturës së Prof. Dr. Sejfulla Osmani duke e konsideruar si personin më adekuat për të kryer këtë funksion. Senati i UNS shumë shpejt këtë propozim do ta adreson deri te Qeveria e R. së Maqedonisë.

Prof. Dr. Sejfulla Osmani është i lindur më 14.08.1976 në fsh. Gradec të Gostivarit. Në Gostivar ka kryer shkollën fillore dhe të mesme ndërsa arsimin e lartë e kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 1999. Në vitin 2005 në Fakultetin “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kreu edhe magjistraturën. Osmani ka një bagazh të mirë të punës ku gjatë viteve 2006-2008 ishte i punësuar në bordin drejtues në Klinikën për sëmundje të syve në Shkup. Në vitin 2008 u zgjodh si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar dhe u caktua të punojë si Gjykatës Hetues.

Nga viti 2010 filloi të punojë si Avokat në zyrën e tij personale e cila tani njihet si Shoqata e Avokatëve “Asani dhe Osmani” Tetovë. Më pas në fund të vitit 2010 u angazhua si ligjërues në lëndët e materieve penale pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Në vitin 2013 u zgjodh si dekan në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së, ku ende ndodhet në atë pozitë. Sa i përket postit të kryeprokurorit, ndryshe nga herave tjera, këtë herë kryeministri Zoran Zaev u dha hapësirë edhe Universiteteve që të propozojnë kandidatë në vendin e Marko Zvrlevskit, shkarkimi i të cilit duhet të votohet më 3 korrik në Kuvend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë