Loading…

Ky person mund të vrasë dhe të mos dënohet, poashtu të shëtisë botën pa pasaportë

  • 02/06/2021 | 22:37

Ky person mund të vrasë dhe të mos dënohet, poashtu të shëtisë botën pa pasaportë

Personi i vetëm në botë që mund të vrasë dhe të mos dënohet është Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, shkruan  Gazeta Metro.


Ajo,  është mbi çdo lloj ligji dhe nuk mund të dënohet për çfarëdo vrasjeje që mund të kryejë. Gjithashtu ajo mund edhe të lëviz në tërë botë pa pasur nevojë për ndonjë dokument identifikimi, siç është pasaport.

“Internacional Buisiness Times” ka publikuar një artikull që ka në qendër të tij debatin ligjor mbi këtë mbrojtje supreme të Mbretëreshës. Ishte faqja satirike e Mbretërisë së Bashkuar “Daily Mash”, e cila ka shkruar se zyra e Mbretëreshës ka lëshuar një deklaratë që konfirmon aftësinë e saj për të vrarë edhe presidentin e SHBA-ve, dhe të mos marrë asnjë lloj denimi.

Kjo në fillim u pa  si një shaka, mirëpo ngjalli një debat të madh rreth ligjeve dhe pabarazisë së aplikimit të tyre.

Elizabeth II lindi më 21 prill 1926 në Mayfair, Londër. Princesha Elizabeth Alexandra Mary of York është mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Elizabeth II është vajza e parë, nga dy vajza që kishte mbreti George VI dhe Elizabeth Bowes-Lyon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë