Loading…

Ky kandidat për kryeministër avancohet në UP

  • 31/05/2017 | 12:20

Ky kandidat për kryeministër avancohet në UP

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti është avancuar nga Senati i UP-së në thirrjen Profesor i Rregullt.


Avancimi i tij është bërë sot në mbledhjen e Senatit të UP-së pasi senatorët e kanë marrë këtë propozim nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj.

“Hoti nuk ka kurrfarë posti zyrtar. Aktualisht është ushtrues detyre andaj unë qëndroj prapa avancimit të tij”, tha Dedaj duke iu referuar pozitës së Hotit në qeverinë në largim të Kosovës si ministër i Financave, shkruan kallxo.com

Por dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, kërkoi kujdes në avancime të personave që janë në detyrë zyrtare.

“Duhet të kemi kujdes në avancim të profesorëve qe janë në detyrë zyrtare sepse kemi pas rast në të kaluarën kur nuk e kemi avancuar”, tha Dugolli.

Ndërsa prorektori për mësimdhënie, Naser Sahiti, e mbështeti propozimin për avancimin e Hotit.

“Ka raste edhe kur janë avancuar profesorët që kanë mbajtur pozita zyrtare”, tha Sahiti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë