Loading…

Ky fshat i Kosovës demanton IKSHPK’në: Thonë se atje nuk ka të infektuar me koronavirus

  • 19/04/2020 | 14:22

Ky fshat i Kosovës demanton IKSHPK’në: Thonë se atje nuk ka të infektuar me koronavirus

Tanimë është bërë ‘’traditë’’ që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të publikojë çdo natë rezultatet e testimeve, dhe të dhënat e fundit rreth gjendjes së pacientëve me koronavirus apo të atyre që janë shëruar, por duke treguar edhe numrin e personave që kanë rezultuar pozitiv për virusin, shkruan Gazeta Metro.


E një ngatërresë e vogël nga kjo faqe e Institutit, dhe njoftimit të saj, ka bërë që në një nga fshatrat të krijohej konfuzitet, kur nga kjo faqe u tha se dy banorë të fshatit ishin prekur me koronavirus.

Bëhet fjalë për fshatin Reshtan, të komunës së Suharekës, të cilët reaguan menjëherë pas lajmit të publikuar nga faqja e Institutit. Ata hodhën poshtë dyshimet, apo rezultatin se dy nga të prekurit ishin nga ky fshat. Ata thanë se banorët realisht ishin nga Theranda, në një rrugë të vendit ku njihej si rruga e Reshtanit.

Madje se të prekurit ishin nga ky fshat, e thanë edhe ata në faqen e tyre, por pas kontakteve që kishin me disa persona kompetent doli se e tërë kjo ishte një gabim, dhe keqinterpretim i IKShPk’së.

”Personat e prekur nga ky virus janë banorë të Therandës saktësisht me banim në rrugën që njihet edhe si rruga e Reshtanit.

Pra nuk janë banorë të fshatit tonë dhe për këtë ju kerkojmë falje për postimin se ne atë lajmë e kemi marrë nga IKShPK, më pas njëri nga antarët tanë ka kontaktuar me disa zyrtarë kompetent dhe tani e vërtetuam dhe vërejtëm se kemi të bëjmë me një gabim i cili si është thënë më lartë eshtë KEQINTERPRETUAR nga IKShPK!”, thuhej në postimin e faqes.

Ndërsa të prekurve me virus, iu është uruar shërim sa më i shpejtë.

Ky është postimi i plotë:

”Të nderuar bashkëvendas na falni për shqetësimin qe jua kemi shkaktuar me postimin e mëparshëm rreth infektimit të dy personave nga fshati ynë, faktikisht ky lajmërim është keqinterpretuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Personat e prekur nga ky virus janë banorë të Therandës saktësisht me banim në rrugën që njihet edhe si rruga e Reshtanit.

Pra nuk janë banorë të fshatit tonë dhe për këtë ju kerkojmë falje për postimin se ne atë lajmë e kemi marrë nga IKShPK, më pas njëri nga antarët tanë ka kontaktuar me disa zyrtarë kompetent dhe tani e vërtetuam dhe vërejtëm se kemi të bëjmë me një gabim i cili si është thënë më lartë eshtë KEQINTERPRETUAR nga IKShPK!

Të infektuarve i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe urojmë që numri mos të rritet andaj ju bëjmë apel që të jeni të kujdesshëm.

Zoti na ndihmoftë .

KUJDES PO , PANIKË JO!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë