Loading…

Ky është zëvendësministri i Haradinajt që ka marrë më së shumti për mëditje

  • 15/10/2019 | 16:42

Ky është zëvendësministri i Haradinajt që ka marrë më së shumti për mëditje

Mëditjet për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë shtetit përbëjnë një shumë të majme të shpenzimit të parasë publike. E më së shumti, po del të ketë marrë Hamza Balje, mbi 5000 euro, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse nuk ka limite deri në sa para mund të merren mëditje nga zyrtarët publik, ngase kjo varet nga numri i udhëtimeve dhe ditëve të kaluara në një vend të caktuar, është e rëndësishme të analizohet se sa konkretisht harxhohet buxheti për mëditje dhe kush janë harxhuesit më të mëdhenj.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Hamza Balje, për vitin 2018 ka marrë më së shumti mëditje.

Shuma që ka marrë Balje në emër të mëditjeve arrin në 5.100 euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë