Loading…

Ky është treni serb që po vjen pa leje të Kosovës (Foto)

  • 11/01/2017 | 14:03

Ky është treni serb që po vjen pa leje të Kosovës (Foto)

Serbia ka paralajmëruar veprimin e radhës përmes të cilit cenon sovranitetin e Kosovës. Kësaj radhe do të lëshojë linjë treni të udhëtarëve për në Mitrovicë pa pajtimin paraprak të qeverisë së Kosovës.

Këtë veprim në Ministrinë e Transportit, para disa dite nuk kanë pranuar ta komentojnë për gazetën Metro, me arsyetimin se “e dimë çfarë gjendje kemi në veri“.

Serbët si duket kanë bërë gati trenin dhe tashmë kanë dalë edhe fotografitë e para nga brenda. Ai, siç edhe shihet në këtë fotografi është i “stolisur” me ikona, dhe piktura të kishave.

Kjo fotografi është publikuar në disa rrjete sociale dhe e njëjta ka shkaktuar breshëri të komenteve nga më të ndryshmet, transmeton gazetametro.net.

E po ashtu edhe nga jashtë ky tren është markuar me flamurin e Serbisë dhe me emra të kishave, manastireve… serbe.

Marko Djuric, drejtor i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë ka thënë se është fjala për trenin më “modern”./gazetametro.net

treni-i-beogradit

treni-beograd-kosove

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë