Loading…

Ky është treni që hyn çdo ditë nga Serbia në Kosovë (Foto)

  • 17/01/2017 | 23:44

Ky është treni që hyn çdo ditë nga Serbia në Kosovë (Foto)

Treni që qarkullon dy herë në ditë, nga Kraleva për në Mitrovicë, më së shumti përdoret nga studentët.


Në mëngjesin e ftohtë të janarit në stacionin e trenit në Kralevë, janë bërë gati njerëzit të nisen për në Kosovë.

Treni që niset çdo ditë në orën 6:40 në mëngjes, pasagjerët nuk tremben se do të kthehen prapa nga askush.

Jasmina Ivkovic nga Kraleva, është studente e fakultetit juridik në Mitrovicë, tregon se si çdo vikend shkon në Kralevë dhe kthehet me po të njëjtin tren. Ajo thotë se nuk ka frikë dhe se ky është viti i dytë që ajo udhëton me këtë tren.

Ndërkohë, para disa ditësh një tren me materiale propaganduese ishte kthyer pa hyrë në Kosovë, pasi i njejti nuk ishte i licencuar. Për këtë tren ka pasur reagime të shumta, dhe u cilësua si provokim që mund të prish stabilitetin e rajonit./gazetametro.net


Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë