Këtë dimër është gjithnjë e më i popullarizuar fotografimi nëpër plazhe. Po, derisa ne mbërdhihemi nëpër shtëpi, ata me xhep të thellë i postojnë në Instagram fotografitë të këndshme nga vendet e nxehta.
Natyrisht, edhe kësaj here, femrat paraprijnë në promovimin e figurave të tyre, e sidomos të prapanicave, transmeton gazetametro.net.
Trendin e i ri në Instagram kanë filluar personat e famshëm botëror, e kjo sikur virus po shpërndahet edhe nëmes të njerëzve “të thjeshtë”, shkruan Daily Mail.
Pra, fjala është për fotografim nëpër plazhe të bukura me rërë të bardhë, sipas mundësisë në bikini, nëse jeni femër.
Me rëndësi është që që fotografia të pasqyrojë kënaqësinë në rrezet e diellit në panoramë luksoze.
Është interesante se shumica e fotografive paraqesin prapanicën, edhepse është e njohur se femrat në kostum të larjes janë mjaft të fiksuara me dekolten e vet.
Edhe historia ka treguar se prapanica e femrës eshtë pjesë më seksipile e gjinisë më të bukur, e natyrisht, siç vërtetojnë meshkujt, me e dëshiruar, si për shikim ashtu edhe për prekje.
Megjithatë, të gjitha këto prapanica janë të njejta, e këto fotografi e humbin individualitetin e femrës sepse na dërgojnë porosi të gabuar për atë se si trupi i femrës vërtetë duhet të duket dhe çka është perfekte. Çdo femër është perfekte në mënyrë të vet dhe këtë nuk duhet të harrojmë. /gazetametro.net