Komisioni shtetërorë i ekspertëve për matjen e territorit ka deklaruar se Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.
Kur më herët kishte 10 887 kilometra katrorë, nga viti 1982 e deri më tani kjo shifër ka ndryshuar për pak, nga disa ndryshime që janë bërë në Debellde, shkruan gazetametro.net.
Anëtarët e këtij komisioni thanë për ta çdo tentim për të nxjerrë një sipërfaqe me kufirin shtetërorë, është i papranueshëm, skandaloz dhe si e tillë mund të hidhet poshtë.
Ky raport do të jetë i hapur për dy ditë rresht, për diskutime publike. /gazetametro.net