Loading…

Ky është sulmuesi që Barcelona pritet t’i vazhdoj kontratën

  • 12/05/2022 | 10:33

Ky është sulmuesi që Barcelona pritet t’i vazhdoj kontratën

I transferuar vitin e kaluar nga skuadra franceze, Lyon sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay me shumë gjasa pritet të vazhdoj kontratën me katalunasit, transmeton Gazeta Metro.


Drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar të rikthejnë Barcelonën përsëri në majat e larta të futbollit europian dhe tani kanë filluar të negociojnë me disa nga futbollistët kryesor të klubit për të ju vazhduar atyre kontratat.

I fundit është holandezi, Memphis Depay i cili pritet që në fund të sezonit të nënshkruaj një kontratë të re. Një ndër arsyet kryesore sipas të përditshmes spanjolle, Mundo Deportivo është se edhe nëse vendosin ta shesin atë, drejtuesit nuk dëshirojnë ta lënë atë si transfer të lirë në 2023.

Per të qëndruar edhe disa sezone në ‘Camp Nou’ ka shprehur deshirë edhe vetë 28-vjeçari, i cili këtë sezon ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme me skuadrën e drejtuar nga Xavi Herndandez , ku ka arritur të realizoj 12 gola në La Liga dhe ka regjistruar gjithashtu edhe dy asistime në 26 takime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë