Loading…

Ky është shkaku i vdekjes së 29 vjeçares në ashensor

  • 21/01/2017 | 15:53

Ky është shkaku i vdekjes së 29 vjeçares në ashensor

Shkak i ngjarjes së rëndë një ditë më parë, ku mori flakë ashensori i një pallati, e për pasojë humbi jetën një 29-vjeçare ka qenë depozita e vajit e ashensorit, e cila ndodhej pranë kafazit të ashensorit.

Të paktën kështu thuhet në raportin e hartuar nga ISHTI. “Rreth orës 09.48 ka marrë zjarr depozita e vajit të ashensorit hidraulik e cila ndodhej brenda kafazit të ashensorit. Zjarri i rënë ka dëmtuar kafazin e ashensorit dhe pastaj ka shkaktuar vdekjen e një banoreje të këtij pallati. Kabina ndodhej e pozicionuar në katin e parë dhe kishte dhe ajo në brendësi materiale konstruktive të djegshme”, thuhet në raportin e ISHTI.

ISHTI thotë se shkaku i zjarrit ishte kryesisht instalimi i depozitës së vajit brenda kafazit të ashensorit hidraulik, por gjendja nuk do të kishte agravuar në këtë pikë nëse nuk do të shoqërohej nga moseleminimi i rrjedhjeve të vajit, mospastrimi i vajit të rrjedhur dhe papastërtive në fundin e kafazit të ashensorit.

Gjithashtu ISHTI vëren se nuk ka pasur ndonjë skemë lajmërimi për dëmtimin e ashensorit sipas kërkesave të standardeve për ashensorët.

Ditën e djeshme një 29-vjeçare humbi jetën pasi mori flakë ashensori i pallatit në të cilën jetonte në lagjen “Fresku” të kryeqytetit.

Policia e kryeqytetit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe procedimin e përgjegjësve për situatën e krijuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë