Banorja e Big Brother VIP, Arjola, ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e djeshme.
Ajo ka folur për momente të vështira ku ka kaluar dhe ku në njërin nga ta përfshihet edhe vajza e saj.
Arjola ka thënë se vajza e saj nuk ka dashur ta takonte atë dhe se ajo është detyruar ta rrëmbej në mënyrë që të fliste pak me të.
“Planifikova ta rrëmbeja Helgën, mes shumë lutjesh e prisja. E pashë kur kalonte dhe futem mes makinës. E mbërtheva kurse ajo u tremb, më pa në sy dhe më tha që s’dua të vij me ty.
E kam kapur e futa në makinë dhe e çova në shtëpi. I thashë që mami ka nevojë vetëm të të përqafojë. Nuk më linte ta prekja, i premtova se do e lija në qetësi po vetëm të dëgjoja dhe një herë të më thërriste “mama”, tregoi aktorja.