Loading…

Ky është reagimi i Princ Lekës pas dorëheqjes së Haradinajt

  • 21/07/2019 | 21:26

Ky është reagimi i Princ Lekës pas dorëheqjes së Haradinajt

Edhe Mbretëria shqiptare ka reaguar lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj, Princ Leka njihet për afërsin që ka me Haradinajn, transmeton Gazeta Metro.


Princ Leka në një njoftim për media ka thënë se trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ky është reagimi i plotë i Princit:

Trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit,

Krenohemi me ty Ramush dhe na rritë ndjenjën e pergjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe Kombin e tij.

E trishtueshme kur mësova për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj është një patriot i vërtetë dhe një hero kombëtar.

Me kënaqësi dhe besim të plot pres kthim të shpejtë të Kryeministrit Haradinaj ndërsa kërkon drejtësi në Hagë.

Jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë të njëjtën përgjegjësi për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara me hapa të mëdhenj si dy shtete por të bashkuara si një komb, brenda një Europe të vetme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë