Loading…

Ky është produkti më i ri nga Apple, kushton 300 dollarë

  • 16/11/2016 | 23:26

Ky është produkti më i ri nga Apple, kushton 300 dollarë

“Apple” prezantoi të martën një produkt të ri, një libër 450 faqësh, i cili dokumenton 20 vjet të dizajnit të “Apple” ose me fjalë të tjera një libër plot foto të pajisjeve të kompanisë.

Me një çmim prej 300 dollarësh, libri kushton më shumë sesa disa prej pajisjeve që mund të shikoni në të.

Libri me titull “Designed by Apple in Kalifornia” është i disponueshëm në dy madhësi: 13×16.25 inç dhe 10.20×12.75 inç.

Versioni më i vogël kushton 200 dollarë, ndërsa që të dy janë shitje nga dita e sotme në dyqanet e Apple.

Libri fillon që me krijimin e iMac në 1998 deri te lapsi Apple Pencil në 2015-tën dhe u deshën plot 8 vjet për krijimin e këtij albumi, i cili i dedikohet ekzekutivit legjendar të kompanisë Steve Jobs./ gazetametro.net 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë