Loading…

Ky është plani i Policisë së Kosovës për zgjedhjet serbe

  • 01/04/2017 | 15:55

Ky është plani i Policisë së Kosovës për zgjedhjet serbe

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, do të organizohen edhe në zonat me shumicë serbe në Kosovë, pas vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës që ta lejojë këtë proces.


Në lidhje me këto zgjedhje, edhe Policia e Kosovës ka shprehur gatishmëri për sigurimin e procesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se Policia e Kosovës do të bazohet në vendimet e Qeverisë dhe nga kërkesat e misionit të OSBE-së.

“Bazuar në vendime të autoriteteve qeveritare të RKS-së, dhe parashtrimit të kërkesave për asistencë që mund të vijnë nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim Evropian qe nderlidhen me procesin apo aktivitetet e tyre ne grumbullimin e fletëvotimeve, Policia si institucion zbatues i ligjit vepron ne funksion te mbajtes se rendit, sigurisë dhe qetësisë publike si dhe ndermarrjen e te gjitha masave ligjore ndaj çdo veprimi destruktiv apo që bie ndesh me ligjet e Republikes së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

“Detyrat dhe pergjegjsite e Policisë së Kosovës i percakton ligji dhe Kushtetuta e vendit, në aspektin e sigurisë së qytetarëve tane te gjitha veprimet policore realizohen konform standardeve te parapara dhe garantimit të të drejtave njerëzore”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës.

Materialet zgjedhore nga Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë tashmë i janë dorëzuar misionit të OSBE-së, mision ky i cili do të garantojë procesin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë