Loading…

Ky është personi që u arrestua sot në Ferizaj, Norvegjia e kërkon bashkë me vëllain e tij për një vrasje të tri viteve më parë

  • 21/02/2024 | 12:14

Ky është personi që u arrestua sot në Ferizaj, Norvegjia e kërkon bashkë me vëllain e tij për një vrasje të tri viteve më parë

FAST Kosova me mbështetje të Njësisë Speciale Operative ditën e sotme ka arrestuar 35-vjeçarin, Visar Avdylin i cili në vitin 2021 kishte vrarë një 20-vjeçar, por që ishte i kërkuar me udhërarrest ndërkombëtar.


Sipas njoftimit, 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “Vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Përveç Visarit, autoritetet norvegjeze patën shpallur në kërkim edhe vëllain e tij, Valon Avdyli, për vrasjen në Mortensrud në Oslo më 7 tetor.

Atë kohë, autoritetet norvegjeze publikuan edhe pamjet e tyre, ku dy ditë pas ngjarjes tragjike dy vëllezërit ishin nisur drejt Prishtinës, më 9 tetor.

“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjasë janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën për media.

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

Raportohet se i arrestuari është njëri nga vëllezërit Avdyli që më herët ishin burgosur për terrorizëm, e të cilët akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20-vjeç në Mortensrud, lagje kjo në Oslo të Norvegjisë.

Valon dhe Visar Avdyli, 32 dhe 35-vjeç, ishin duke u kërkuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë norvegjeze për t’u arrestuar.

Gjatë 7 tetorit, Hamse Hashi Adan u qëllua derisa po qëndronte me disa persona tjerë para shkollës Lofsrud në Mortensrud. Të nesërmen ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë