Loading…

Ky është personi që erdhi nga Franca, vrau vëllanë dhe iku, policia kërkon ndihmë për arrestimin e tij

  • 20/07/2018 | 15:46

Ky është personi që erdhi nga Franca, vrau vëllanë dhe iku, policia kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Emrush Bajram Gashi, 58 vjeçar vazhdon të jetë në arrati, edhe disa ditë pas vrasjes së vëllait të tij M.G 54 vjeç në fshatin Tërbovc të Lipjanit.


Emrushi kishte ardhur nga Franca, kishte vrarë vëllanë e tij me armë zjarri dhe ishte arratisur.

Policia prej gjashtë ditësh është në kërkim të tij, por ende nuk ka arritur që ta gjej dhe ta arrestoj. Sot policia ka publikuar fotografinë e tij, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e personit në fjalë, shkruan gazetametro.net.

Policia ka lënë edhe numrin zyrtar ky qytetarët mund të informojnë nëse hasin në personin në fjalë, ose nëse atë e kanë parë diku, informatë e cila do të mund të ndihmonte në arrestimin e tij.

Qytetarët mund të njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044-506- 091.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë