I vrari në Pejë është Mentor Zekaj, 39 vjeçar dhe banor i lagjes “Fidanishte” në Pejë.
Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur në orën 16:16, dhe tashmë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Por, burime të gazetametro.net mësojnë se viktima ishte pronar i një kafiterie, ndonëse ende nuk dihen motivet e vrasjes.
Sipas Policisë, ata menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ende po qëndrojnë aty me qëllim të hetimit të rastit.
“Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë ne vendin e ngjarjes për të udhëhequr me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet tjera operativo-hetimore për të mësuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje dhe identifikuar të dyshimit”, thotë Policia.
Ndërkaq, ende nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar. Madje, Policia akoma nuk tregon as për të dyshuar për këtë rast.
Ndryshe, gazetametro.net më heret raportoi për një vrasje në Pejë, e cila u bë me armë zjarri./gazetametro.net