Loading…

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme të javës

  • 16/09/2019 | 09:06

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme të javës

Në fillim të javës së ardhshme më ngrohtë dhe me diell, e në pjesën e dytë të javës, më ftohtë, mundësi edhe për shi, transmeton Gazeta Metro.

Ditëve në vijim mbi vendin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell.

Në fillim të javës rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon që do të kthejnë sërish temperaturat verore.

Në pjesën e dytë të javës, masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon ku do të zbresin ndjeshëm temperaturat në të dy vlerat ekstreme, e priten mundësi edhe për reshje shiu.

16.09-17.09 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

18.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 26C deri në 30C.

Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, por gradualisht pritet të pësojë rënie nga mesi i javës së ardhshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë