Loading…

Ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë, çadrat me vete

  • 12/05/2017 | 09:00

Ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë, çadrat me vete

Kjo fundjavë, duke nisur nga sot e deri të dielen pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.


Në Kosovë, gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot i vranët, ku temperaturat minimale lëvizin rreth 12 gradë celsius ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 25 gradë celsius. Në viset malore mund të ketë edhe reshje shiu. Era do të fryej nga jugu ndërsa shpejtësia e saj do të jetë 11 km/h, raporton gazetametro.net.

Ndërkaq të shtunën dhe të dielen pritet të jetë përsëri ky mot me vranësira dhe me mundësi reshje shiu. Të shtunën temperaturat lëvizin nga 9 deri 25 gradë Celsius me mundësi reshje shiu dhe bubullima ndërsa të dielën temperaturat do të jenë përafësisht të njejta, nga 8 deri 23 gradë Celsius, me vranësira dhe mundësi rrufeje dhe bubullima.

Nëse keni bërë plan për fundjavë aëthere mos u nisni pa çadër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë