Loading…

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

  • 04/06/2017 | 14:52

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Mot i ndryshueshëm edhe ditëve të para të javës. 


Në ditët e para të javës që po vjen, rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave jostabile ajrore, që do të sjellin mot të ndryshueshëm, me diell, vransira si dhe mundësi për reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

Prishtina Weather parashikon se deri të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, me vransira dhe intervale me diell. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu me bubullima, më të theksuara ditën e hënë, e të martën vetëm vende-vende.

Të mërkurën një front i ftohtë do të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë mot jo shumë të ngrohtë dhe rënie të lehtë të temperaturave nga dita e enjte, derisa të reshurat pritet të pushojnë.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 25C deri në 27C, e nga dita e enjte, minimalet do të zbresin deri në 6C, e ato maksimale deri në 22C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-11m/s. Shtypja atmosferike nga dita e mërkurë do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë