Mot kryesisht me vranësira ditën e premte, me mundësi për të reshura shiu, orëve të paradites, më të shumta në perëndim të Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat luhaten ndërmjet 6C deri 12C, lokalisht edhe deri në 15C.
Në fundjavë vransira dhe të reshura shiu, sidomos orëve të mbrëmjes së ditës së shtunë dhe mëngjesin e së dieles. Temperaturat deri në 14C e 15C.
Nga e hëna mbeten ende parashikimet që japin mundësi për të reshura bore, e temperaturat të zbresin edhe deri në 2C e 3C, maksimalet, e minimalet edhe në -2C. /gazetametro.net