Kadri Veseli është më i votuari në listën e PAN-it në komunën e Gjilanit. Kreu i PDK-së ka arritur të mbledhë gjithësej 5174 vota, nga qytetarët e kësaj komune.
I dyti më i votuari është Zenun Pajaziti me 4967 vota. Më pas radhitet Leonora Bunjaku (4967 vota), Rexhep Kadriu (3851 vota) e Ramush Haradinaj (3468 vota).
Më poshtë mund ta shikoni listën e votave me kandidatët e PAN-it në komunën e Gjilanit.