Loading…

Ky është numri i Sadio Manes që do të mbajë te Bayern Munich

  • 26/06/2022 | 21:15

Ky është numri i Sadio Manes që do të mbajë te Bayern Munich

Sulmuesi më i ri i Bayern Munich, Sadio Mane, do të mbajë numrin 17 në fanellën te ‘Bavarezët’. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Në njoftimin e tyre thuhet se ishte Mane që e zgjodhi këtë numër të skuadrës pasi kishte marrë në konsideratë të gjitha opsionet e disponueshme.

Ai për faqen zyrtare të Bayern Munich ka thënë se zgjodhi numrin 17 dhe synon të festoj sa më shumë suksese me ekipin me këtë numër.

”Zgjodha 17 nga numrat e fanellave të lira në Bayern dhe synoj të festoj shumë suksese me ekipin tim dhe këtë numër. Tani mezi pres me të vërtetë të filloj përgatitjet për sezonin me shokët e mi të rinj,” tha ai.

Në fund thuhet se fanella e Mane me numrin 17 do të jetë e disponueshme në të gjitha dyqanet e FC Bayern dhe në dyqanin online nga dita e martë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë