Organi më i lartë i futbollit, FIFA, në mbledhjen e saj të mbajtur ditën e sotme ka marrë vendim që të zgjerohet numri i lojtarëve të kombëtareve nga 23 në 26, transmeton Gazeta Metro.
Në faqen zyrtare të FIFA’së janë publikuar vendimet të cilat janë marrë ditën e sotme nga Këshilli i FIFA’së dhe vendimi më i rëndësishëm ka qenë ndryshimi i numrit të lojtarëve.
”Numri i lojtarëve që do të përfshihet në listën përfundimtare është rritur nga 23 në 26,” thuhet në njoftimin e FIFA’së.
Vlen të theksohet se edhe UEFA kishte marrë një vendim të ngjashëm për Kampionatin Europian 2020 për shkak të shqetësimeve të futbollistëve me Covid-19. /gazetametro.net
🔢 FIFA will allow countries to select up to 26 players for the FIFA World Cup Qatar 2022™!
More ⤵️#Qatar2022 #WorldCup2022https://t.co/BXTgULgrlF
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) June 23, 2022