Loading…

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

  • 12/03/2017 | 14:45

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

IHMK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat tri ditët e para të javës vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët”, thotë IHMK.

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe më pas nga dita e enjte era do të ndryshoj kahun në drejtim të jug perëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë