Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur para pak momentesh kur disa tifozë të Liverpool kanë tentuar të hyjnë në stadiumin ‘Stade de France’ edhe pse nuk kishin qenë të pajisur me biletë, transmeton Gazeta Metro.
Një grup prej më shumë se 100 tifozësh thuhet se kanë tentuar të hyjnë në stadium dhe kanë pasur edhe përleshje me policinë franceze, të cilët kishin krijuar kordonë të sigurisë.
Sipas RMC SPORT, policia franceze pastaj është detyruar të përdor edhe forcën për të zmbrapsur anglezët të cilët dëshironin të hynin në stadium pa biletë.
Le filtrage du Stade de France n’a pas fonctionné comme prévu avant d’atteindre le parvis @RMCsport pic.twitter.com/iyTqj05KAk
— Nicolas Pelletier (@npelletier18) May 28, 2022
Tifozët e ‘The Reds’ janë të njohur për atmosferën e mrekullueshme që krijojnë në stadium, por nuk është që nuk njihen edhe për ‘rrëmujat’ që dinë të shkaktojnë.
Megjithatë në fund duke marrë parasysh edhe nivelin e lartë të ndeshjes gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për ndonjë problem mes tifozëve të Liverpool dhe Real Madrid dhe gjithçka ka shkuar qetë në kryeqytetin e Francës. /gazetametro.net