Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se futbollisti që do të ju bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet miqësore të muajit mars. në vend të Emir Sahitit do të jetë, Lumbardh Dellova, transmeton Gazeta Metro.
FFK nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se qendër mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova do të jetë zëvendësuesi i futbollistit të Hajduk Split, Emir Sahiti i cili u lëndua në ndeshjen e fundit me klubin e tij.
Dellova i cili është duke treguar mjaft paraqitje të mira me Ballkanin me të cilën janë edhe lider të Suprrligës së Kosovës më herët kishte luajtur edhe për Hajdukun e Splitit dhe Prishtinën. Ai më herët kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares U21, ndërsa tani do të jetë hera e parë që do të grumbullohet me Kombëtaren A. /gazetametro.net