Loading…

Ky është libri më i madh i të gjitha kohërave

  • 08/06/2017 | 18:22

Ky është libri më i madh i të gjitha kohërave

Mbreti Mindon i Burmës (Mianmari i sotëm) kishte dëshiruar që të linte prapa vetes diçka të dobishme për të rinjtë e vendit.


Pasi që kishte qenë dashamir i madh i librit, ai mendonte se letërsia është një prej elementëve më të çmuar të shoqërisë, kështu që kishte vendosur që pas vetes të linte një libër. Por ai nuk dëshiroi të linte çfarëdo libri, por kishte vendosur të “botonte” librin më të madh në botë, transmeton Gazeta Metro

Mbreti dëshironte të realizonte një libër që do t’i rezistonte kohës 5.000 vjet, mirëpo ishte i vetëdijshëm se letra nuk do të mund të rezistonte aq gjatë.

Dimensionet e këtij libri janë të mahnitshme: libri ka 730 fletë dhe 1.460 faqe. Secila fletë është e punuar nga mermeri, ndërsa përmban rreth 100 reshta tekst. Secila fletë ndërkaq, është e gjerë 107 cm, e gjatë 153cm, dhe e trashë 13cm. Po ashtu, secili tablet guri ka dhe pagodën e vet dhe që të gjitha faqet janë të renditura rreth pagodës së artë që është në mes – e që njihet me emrin pagoda Kuthodaw.

Sidoqoftë, u nevojitën 8 vjet që të përfundonte ky libër, ndërkaq në vitin 1868 ai u prezantua zyrtarisht para publikut.

Kështu duket në miniaturë ky libër

Në vitin 1900 ky libër e ka marrë dhe formën e tij të printuar – në 38 pjesë, ku secila pjesë ka 400 faqe. Sot, ndërkaq, të gjitha tekstet e skalitura (praruara) me ari në mermer janë zhdukur, ndërkaq janë zëvëndësuar me ngjyrë të zezë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë