Loading…

Ky është lajmi i rrejshëm për të cilin u arrestuan menaxherët e JOQ në Shqipëri

  • 29/11/2019 | 17:58

Ky është lajmi i rrejshëm për të cilin u arrestuan menaxherët e JOQ në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dje dy personat që kanë në menaxhim fanpagen e njohur ‘Jeta Osh Qef’, ata kishin lejuar të përhapen lajme të rreme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri, pas tërmetit, shkruan Gazeta Metro.


Policia bëri të ditur se të arrestuarit janë Ereland Dalliu dhe Gentian Çengeli, të cilët kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët.

Në mesazhin të cilin e shpërndanë ata në faqen e tyre aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.

Më poshtë gjeni mesazhin e publikuar për shkak të të cilit përfunduan në burg Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë.
Ky është lajmi për të cilin ata u arrestuan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë