Loading…

Ky është kryetari i ri i Gjykatës Administrative të Kosovës

  • 10/09/2026 | 10:29

Ky është kryetari i ri i Gjykatës Administrative të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri të Gjykatës Administrative të Kosovës, me nëntë vota për dhe një kundër, transmeton Gazeta Metro.


Në garë për këtë pozitë ishin dy kandidatë, Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi. Pas vlerësimit të kandidatëve, Kaçiu kishte grumbulluar 74 pikë, duke kaluar pragun prej 70 pikësh të përcaktuar për të vazhduar në fazën e votimit.

Ndërkaq, Ajeti-Kajtazi nuk arriti pikët e nevojshme për të kaluar pragun minimal dhe nuk u procedua për votim.

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, propozoi që kandidati që kishte kaluar pragun të dërgohej në votim.

Pas votimit, Këshilli Gjyqësor e miratoi kandidaturën me nëntë vota për dhe një kundër.

Mandati i kryetarit të ri të Gjykatës Administrative do të jetë pesë vjet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë