Loading…

Ky është kosovari i 17’të i prekur me koronavirus

  • 17/03/2020 | 17:06

Ky është kosovari i 17’të i prekur me koronavirus

Para pak minutash Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajti konferencën për media ku deklaroi se edhe një rast është shënuar si pozitivë me koronavirus në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Me këtë rast, numri i të infektuarve me virusin korona në Kosovë ka arritur në 17, ndërsa i infektuari i fundit është familjar i personit të prekur me COVID-19, nga Dumnica e Podujevës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i ISHKP’së, Naser Ramadani, në këtë konferencë të mbatur për media me ministrin Vitia.

Ndërkaq, ky i fundit njoftoi që janë duke punuar për hapjen  e karantinës së parë e cila do të jetë jashtë Prishtinës.

“Do të kemi karantinën e parë gati, kemi opsione të tjera jashtë Prishtinës, kjo masë do të vlejë vetëm për personat që vijnë nga jashtë vendit të cilët paraqesin rrezik potencial”, tha Vitia.

Kujtojmë se Kosova është prekur nga ky virus vdekjeprurës më 13 mars, atëherë kur u konfirmuan dy rastet e para pozitive, të cilët kishin ardhur nga Italia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë