Loading…

Ky është heroi nga Tetova që hyri të shpëtonte motrat që po mbyteshin, e që dallgët i morën jetën (Foto)

  • 16/07/2017 | 16:56

Ky është heroi nga Tetova që hyri të shpëtonte motrat që po mbyteshin, e që dallgët i morën jetën (Foto)

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, rreth një orë më parë.


Mediat në Shqipëri raportojnë se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm disa minuta më parë në spital.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë