Loading…

Ky është grabitësi i vrarë në Shtime: Fytyrë e njohur në Prishtinë

  • 08/08/2019 | 09:19

Ky është grabitësi i vrarë në Shtime: Fytyrë e njohur në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme një hajdut përfundoi i vrarë, pas tentimit për të grabitur një shtëpi në Godanc të Shtimes, shkruan Gazeta Metro.


Indeksonline ka mësuar se identiteti i grabitësit që mbeti i vrarë dje është Fehmi Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Prishtinë. Gashi madje ishte një fytyrë e njohur jo vetëm për organet e drejtësisë, pasi ai ishte ngarkuar shumë herë për vepra penale, shumica nga to kishin të bënin për lëndë narkotike.

Gashi mësohet ishte posedues i lëndëve narkotike në kryeqytet, ku shumë shpesh është parë në lokale të ndryshme, veçmas në lagjen Dardania.

Ndërsa i njëjti dyshohet se është djali i një zyrtari policor, këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë