Loading…

Ky është fshati i Lipjanit që konsiderohet se ka ari në vlerë prej 170 milionë euro

  • 02/10/2023 | 09:14

Ky është fshati i Lipjanit që konsiderohet se ka ari në vlerë prej 170 milionë euro

Në shikim të parë duket një fshat i thjeshtë në një thellësi malore. Por, fshati Brus i Lipjanit, po konsiderohet se ka një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore me xehe që përmbajnë elemente të arit.


Madje kjo ka nxitur interesim të organizatave ndërkombëtare që merren me këtë fushë.

Drejtori ekzekutiv i “Western Theyan Resources”, Mentor Demi tregon vlerën e arit që konsiderohet se ka aktualisht kjo zonë.

Madje, ai tregon se cilat mund të jenë përfitimet që mund t’i vijnë shtetit në rast se vërtetohen këto hulumtime të tyre.

E optimistë për këtë gjë janë edhe banorët e lagjes Peshteri të këtij fshati.

Kryetari i këtij fshati thotë se në rast se nuk kanë përfitime banorët, atëherë kjo sasi e arit nuk do të mund të nxirret nga tokat e tyre.

Kurse, Nuhë Gashi i cili ka tokën e tij në këtë pjesë, tregon se analiza të tilla janë bërë edhe në të kaluarën nga ish- shteti jugosllav.

Projekti i cili parashihet të zhvillohet në këtë pjesë, pritet të zgjasë rreth 7 vjet ku edhe pritet të bëhet shpronësimi i këtij fshati.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë