Loading…

Ky është fotografi më i vjetër shqiptar në Prishtinë

  • 03/06/2017 | 08:33

Ky është fotografi më i vjetër shqiptar në Prishtinë

Fotografi më i vjetër shqiptar në Prishtinë ishte Rexhep Rakovica, i cili u lind në vitin 1909 në Prishtinë.


Në historikun e Prishtinës, si fotograf i parë njihet prishtinasi Rexhep Rakovica i lindur në vitin 1909 në Prishtinë. Rexhepi me profesion ishte teknik i farmacisë dhe punonte në lokalin e një hebreu në Qarshinë e Vjetër në Prishtinë, e cila nuk ekziston më.
Pronari i lokalit, hebreu që nuk ia dimë emrin, ia dhuroi Rexhep Rakovicës një fotoaparat të markës “Agfa”, me objektivin e të cilit i ndjeri Rakovica ka fiksuar disa pamje të Prishtinës në 76 fotografi që nga viti 1928 e deri pas Luftës së Dytë Botërore.
Për ironi të kohës dhe papërgjegjësinë e isntitucioneve tona, Rexhep Rakovica ka ndërruar jetë në vitin 1988 në Prishtinë, por institucionet tona nuk kanë shprehur gadishmëri që t’i kenë në pronësi të paktën kopjet e këtyre fotografive./gazetametro.net
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë