Para pak çastesh është publikuar formacioni zyrtar i Ballkanit për ndeshjen kundër Zalgiris, sfidë e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.
Për herë të parë në histori të klubit sonte skuadra e Ballkanit do ta provojë veten në arenën ndërkombëtare dhe kundërshtar do ta ketë kampionin në fuqi të Lituanisë, Zalgiris.
Trajneri, Ilir Daja, në formacionin titullar nuk ka përfshirë asnjërin nga transferimet e reja të bëra gjatë afatit kalimtar të verës.
Më poshtë gjeni edhe formacionin zyrtar të Ballkanit. /gazetametro.net