“Netflix” ndau një informacion me fansat rreth filmit komedi- aksion “Red Notice”, duke treguar se është filmi më i shikuar në historinë e kësaj platforme, transmeton Gazeta Metro.
Ky film në platformë u publikua me 12 dhjetorë dhe që nga dita e publikimit u bë filmi më i shikuar.
“Red Notice” është në top 10 të filmave për tre javë të tretë, ndërsa tashmë është shikuar nga 50 për qind e atyre që janë pjesë e kësaj platforme.
Lajmi u shpërnda në rrjetet sociale nga yjet e filmit, Gal Gadot dhe Dwayne Johnson.
View this post on Instagram
“Wow, wow, wow… Unë nuk mund t’ju përshkruaj sa e lumtur jam, sa mirënjohës jam, sa e kënaqur jam me këto statistika dhe informacione të çmendura. Ne e bëmë filmin tonë më të shikuarin në historinë e Netflix. Ju jeni arsyeja pse ne bëjmë filma. Dashuria juaj do të thotë shumë për ne. Dhe ne nuk e marrim si të mirëqenë. Faleminderit!”, ka shkruar Gal krahas fotografisë që ka shpërndarë në Instagram.
View this post on Instagram
Të njëjtin njoftim e ka shpërndarë edhe Dwayne Johnson, duke falënderuar shikuesit dhe duke theksuar se filmi i ka kaluar arritjet e “Bird Box” me Sandra Bullock.
Filmi i fundit më i shikuar i Netflix, është “Bird Box”, i cili mblodhi 282 milionë orë të shikuara në katër javët e para, ndërsa “Red Notice” mblodhi 328,8./gazetametro.net