Loading…

Ky është dënimi që i pret ata që tentojnë të votojnë dy herë

  • 15/05/2017 | 11:57

Ky është dënimi që i pret ata që tentojnë të votojnë dy herë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në konferencën e KQZ-së për media, ka thënë që ata që tentojnë të votojnë më shumë se një herë rrezikojnë me burg deri në pesë vjet.

“Të gjithë ata që mundohen të votojnë më shumë se dy herë rrezikohen me burg deri në pesë vite”, ka thënë Lumezi.

Ndryshe, ditët në vazhdim priten të jetë përfundimtare për zyrtarizimin e koalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike, kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka caktuar datën 19 maj, si koha e fundit e certifikimit të partive dhe listave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Para pak ditësh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi dekretin për shpërbërjen e kuvendit të Kosovës duke u hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Pas konsultimeve me partitë politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, si datë u catua 11 qershori. Mirëpo mediet në Kosovë rikujtojnë më datën 18 qershor Kosova ka të planifikuar një ndeshje të rëndësishme futbolli me Turqinë që do të mbahet në Shkodër të Shqipërisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë në takimin e Presidentit Thaçi me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë