Kampionët e Kosovës luajnë ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Përmes një postimi në Facebook, Prishtina ka bërë të ditur çmimet e biletave që do nisin të shiten në “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 17:00.
Biletat për jug dhe veri kushtojnë 3 euro, në lindje 5 euro, derisa në perëndim 10 euro.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten me 5 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”.