Loading…

‘Ky është çelësi i suksesit’, Sermaxhaj: Ballkani e bëri kundërshtarin të tërhiqej në pjesë fushën e tij

  • Nga

  • ELION NUZA

  • 07/10/2022 | 15:21

‘Ky është çelësi i suksesit’, Sermaxhaj: Ballkani e bëri kundërshtarin të tërhiqej në pjesë fushën e tij

Ballkani mbrëmë shkroi historinë e futbollit kosovar, duke triumfuar në Turqi ndaj Sivasspor me rezultat 3-4. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u bë klubi i parë kosovar që arrin të fitojë një ndeshje të grupeve të ndonjë kompeticioni europian. Për paraqitjen e tyre të mbrëmshme për Gazeta Metro ka folur analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj.


Ai e cilëson të mrekullueshme lojën e treguar dje nga Ballkani, por i duket i çuditshëm fakti mos angazhimi i futbollistëve të Sivasspor.

”Ndeshja e mbrëmshme e Ballkanit ishte fantastike për nga mënyra se si u paraqitën ndaj një kundërshtari siç është Sivasspor. Mbase pak e çuditshme angazhimi dhe jo serioziteti i Sivassporit kundrejt Ballkanit, megjithatë e rëndësishme ishte 3 pikëshi që Ballkani e mori ndaj turqve. Sa i përket angazhimit të lojtarëve të Ballkanit nuk ka asnjë diskutim sepse ishin të përqendruar e të vendosur për një gjë të tillë, dhe po ashtu loja bashkëkohore në vendosje dhe variente taktike nga ndërtimi i lojës deri në finalizim e bënte ekipin e Sivasit të tërhiqej në pjesë fushën e tij,” tha ai.

Ballkani është ekipi i tretë me më së shumti gola deri më tani në Conference League, ku ka shënuar shtatë të tillë. Mirëpo, ka pranuar edhe numër të njëjtë të golave. Sermaxhaj përveç që tregoi përparësitë e suharekasve, ai foli edhe për pikat ku mendon që po çalojnë ata.

”Padyshim që pika më e fortë e Ballkanit tani është vetëbesimi i lojtarëve se mund të bëjnë shumë edhe ndaj ekipeve me përvojë. Niveli teknik i lojtarëve është shumë i madh, dhe disiplina taktike është çelësi i kësaj loje dhe këtyre rezultateve fantastike të Ballkanit në ligën e konferencës e po ashtu edhe në Superligën tonë. Ndërsa, vazhdon të çaloj në fundin e ndeshjeve nga loja në ajër dhe mos perceptimi i mjaftueshëm në ato momente e që mund të vijë edhe si rezultat i ngarkesës së lojës,” tha ai për Gazeta Metro.

Gjasat për t’u kualifikuar më tutje janë shtuar edhe më shumë pas kësaj fitore të mbrëmshme. Tani, Ballkani nuk po mendon të jetë vetëm pjesëmarrës, por po kërkon diçka më shumë.

Ish-futbollisti i njohur thotë se përkundër faktit që kanë mundësi të mirë për të kaluar në fazën tjetër, lojtarët e kampionëve të Kosovës duhet të vazhdojnë të rrisin nivelin e tyre dhe të kërkojnë të arrijnë maksimumin.

”Tani me paraqitjet që po tregon, edhe mund të bëj më shumë sepse me të tre kundërshtarët e grupit u përball dhe tashmë ka një pasqyrë më të mirë në përballjet e dyta me ato, dhe do të dijë më shumë se si të paraqitet nëse diku ka gabuar në ndeshjet e para. Kalimi tutje mund të jetë dhe për këtë duhet të jenë optimist lojtarët dhe të gjithë ne, por nuk duhet të kënaqen me kaq, duhet të vazhdojnë të rrisin nivelin e tyre dhe të kërkojnë të arrijnë maksimumin sepse kanë treguar se munden,” përfundoi ai.

Pas rezultateve të djeshme, tani Ballkani është bërë lider i grupit G me katër pikë të grumbulluara nga tre ndeshje.

Pikë të njëjta kanë edhe skuadrat e tjera të grupit, ndërsa edhe golaverazhin e kanë të njëjtë. Por, pasi ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja ka shënuar më shumë gola e ka fituar primatin për të qenë lider në grup. /gazetametro.net

Daku për Ballkanin: O edhe nëse nuk kualifikohet në fazën tjetër, po tregojnë performancë të lartë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë