Loading…

Ky është biznesmeni që u vra mbrëmë në Tiranë

  • 15/02/2018 | 10:27

Ky është biznesmeni që u vra mbrëmë në Tiranë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Tiranë, kanë dalë në dritë detaje të reja për vrasjen e biznesmenit 64-vjeçar, Memli Begalla.


64-vjeçari sapo ka dalë nga shtëpia e tij, që e kishte në katin e pestë në një pallati në zonën e ish-Bllokut, është qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Atentatorët mësohet se e kanë pritur viktimën në sheshin e pallatit, ku teksa ai është drejtuar për të marrë makinën, e kanë qëlluar me armë, që besohet se ka qenë me silenciator, pasi banorët nuk kanë dëgjuar krisma.

Pasi kanë kryer vrasjen, hetuesit dyshojnë se ata janë larguar nga vendin i ngjarjes duke përdorur një makinë tip ‘BMW’.

64-vjeçari ishte pronar i disa bizneseve të ndryshme, ndërsa në dhjetor të 2009, ai ishte arrestuar nga policia italiane bashkë me djalin e tij, pasi kishte marrë me dhunë vajzën që ndodhej në Zvicër për ta sjellë në Shqipëri, transmeton Express.

Ata nuk donin që vajza të martohej me një kosovarë, me të cilin ajo kishte lidhje. “Nuk do të martohesh kurrë me një kosovar”, janë fjalët që Begalla, në atë kohë 56 vjeç, i ka drejtuar vajzës dhe më tej e ka marrë me forcë bashkë me djalin e tij 29-vjeçar.

Me të mbërritur në Bari, autoriteteve atje i erdhi urdhri i arrestit nga Zvicra, ku u bë i mundur ndalimi i Afrim Begallës dhe djalit të tij, me akuzën e rrëmbimit dhe heqjes së lirisë.

Por, viktima duket se ka pasur probleme edhe në vendin tonë, pasi ai ishte paditur në Gjykatën e Tiranës nga disa persona për shkak të borxheve që kishte ndaj atyre.

Dhe pikërisht borxhet e pashlyera është pista kryesore, ku hetuesit e Policisë së Tiranës kanë përqendruar hetimet e tyre, megjithatë deri tani nuk ka ndonjë person të ndalur për vrasjen e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë