Loading…

Ky është 22-vjeçari që u vetëvar brenda qelisë në Rrogozhinë

  • 04/01/2017 | 09:49

Ky është 22-vjeçari që u vetëvar brenda qelisë në Rrogozhinë

Ditën e djeshme, Estref Halili 22 vjeç, u vetëvar në banjën e burgut të Rrogozhinës.


Ai u gjet nga shokët e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Por kush është Estref Halili? Denoncuesit pranë JOQ dhe familjarët e tij e quajnë vdekjen e tij si një vrasje shtetërore. Estrefi është arrestuar nga policia në 23 dhjetor të 2016 sepse në makinën e tij u gjet një dozë shumë e vogël kanabisi dhe një thikë.

Menjëherë ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës dhe ishte në pritje të dënimit. 22-vjeçari ditën e djeshme u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit në Rrogozhinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë