Loading…

Ky është 20 vjeçari që i dha fund jetës para dy ditësh në Deçan

  • 21/04/2019 | 10:19

Ky është 20 vjeçari që i dha fund jetës para dy ditësh në Deçan

Në fshatin Baballoq të Deçanit, është gjetur i vdekur një 20 vjeçar i cili po dyshohet se ka vrarë vetën, transmeton Gazeta Metro.


Ai ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Dyshohet se ky i ri i dha fund jetës, përderisa policia po merret me këtë rast.

Policia e Rajonit të Pejës përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se ata janë informuar për rastin mbrëmë.

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor”, thuhet në njoftim.

Pas raportimit të rastit, njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).”, thuhet në njoftim

Atij i është dhënë dje lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Baballoq./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë