Naim Tërnava do të ketë një kundërkandidat për postin e kryetarit të BIK në zgjedhjet që do të mbahen në këtë institucion.
Kundërkandidati i tij do të jetë Reshat Maxhiti i cili tash për tash është anëtar i Kryesisë së BIK, transmeton gazetametro.net
Kështu ka thënë zyrtari për Informim i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, i cili e ka konfimuar këtë për Insajderin.
“Me këtë cështje merret komisioni, por sa unë kam informacione ai është kundërkandidat për të parin e BIK-ut. Nesër është Kuvendi ku do të zgjidhet myftiu”, ka thënë Sadriu.
Ndryshe, me rizgjedhjen shumë të mundur të Tërnavës, do të ishte ky mandati i katërt për këtë të fundit në krye të BIK. /gazetametro.net